Sot zhvilluam një takim të hapur dhe konstruktiv me hoxhallarët, kryesuesit e këshillave të xhamive, qytetarë dhe përfaqësues të tjerë, ku u diskutua çështja e varrezave të Haraçinës, një nga temat më të ndjeshme dhe më të rëndësishme për qytetarët tanë.

Si Komunë e Haraçinës, jemi të përkushtuar që çdo çështje me interes publik të trajtohet me përgjegjësi dhe transparencë, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Besojmë se dialogu i hapur dhe mirëkuptimi janë çelësi për zgjidhje të qëndrueshme.

Qytetarët mbeten partnerët tanë kryesorë në procesin e vendimmarrjes, andaj do të vazhdojmë të jemi të hapur për sugjerime, ide dhe bashkëpunim, në shërbim të interesit të përgjithshëm.