Nga afër pamë ecurinë e punimeve në rrjetin e ri të ujësjellësit në fshatin Orllancë si dhe rekonstruimin e rrugës nr. 1 në këtë fshat. Qëllimi ynë ishte të sigurohemi se gjithçka po zhvillohet sipas dinamikës dhe marrëveshjes së kontratës.
Transparenca dhe mbikëqyrja e projekteve mbeten prioritet i komunës sonë. Do të vazhdojmë me përkushtim që secili projekt të realizohet me standarde të larta dhe në afatet e parapara.










