Sot, së bashku me drejtorin e Institutit të Transfuzionit të Mjekësisë – Shkup, z. Amir Elezi, dhuruam gjak në kuadër të aksionit human të organizuar në SH.F.K. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
Ky është një akt i vogël, por me vlerë të madhe njerëzore. Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë dhe jetë.
Faleminderit të gjithë qytetarëve që u bashkuan dhe treguan solidaritet.
E vetmja gjë që nuk mund të blihet, është jeta!







