Sot prita në takim z. Mustafa Dauti, zëvendësdrejtor i Doganave të RMV-së, dhe z. Refik Xhemaili, drejtor në Agjencinë për Investime të Huaja.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe projektet që mund të sjellin përfitime për komunën tonë, veçanërisht në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve më të mira për investime.
Komuna e Haraçinës mbetet e hapur për bashkëpunime që sjellin zhvillim dhe rezultate konkrete për qytetarët tanë.




