Sot prita në takim rininë e fshatit Grushinë, me të cilët zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv rreth problemeve, sfidave dhe nevojave me të cilat përballen në përditshmëri.

Sot prita në takim rininë e fshatit Grushinë, me të cilët zhvilluam një diskutim të hapur dhe konstruktiv rreth problemeve, sfidave dhe nevojave me të cilat përballen në përditshmëri.

Të rinjtë ndanë shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre, duke dëshmuar vullnet dhe energji për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Si kryetar, do të angazhohem që kërkesat e rinisë të trajtohen dhe të adresohen në mënyrë institucionale, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e tyre aktive në jetën shoqërore dhe zhvillimore.