Sot pata nderin të marr pjesë në akademinë solemne kushtuar 117-vjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, një moment kyç në historinë tonë kombëtare që vendosi themelet e alfabetit dhe gjuhës shqipe të njësuar.

Në kuadër të manifestimit u hap edhe ekspozita “Kongresi dhe Shtypshkronja”, ku u prezantuan botime të rralla nga trashëgimia jonë letrare, dëshmi të çmuara të rrugëtimit kulturor shqiptar.

Po ashtu, pata nderin të marr pjesë edhe në manifestimin e shkollave të Çairit me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, të organizuar nga Komuna e Çairit, duke vlerësuar përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Gjuha shqipe, identiteti dhe kultura jonë mbeten vlera që do t’i mbrojmë dhe lartësojmë me përkushtim, për çdo brez.