Sot pata kënaqësinë t’i pres në takim Murat Ajdinin, kryetarin e parë të Komunës së Haraçinës dhe Ismet Ramadanin, deputetin e parë të Haraçinës, i cili ka shërbyer për katër mandate në Kuvend.

Biseduam për përvojat e tyre, sfidat dhe rrugën e zhvillimit të vendit tonë. Si shenjë respekti, z. Ramadani më dhuroi edhe librin e tij.

Biseda vazhdoi mbi tema që prekin jetën e përditshme në Haraçinë.