Sot pata kënaqësinë ta pres në takim kryesinë e klubit tonë KF Shkëndija 77.

Sot pata kënaqësinë ta pres në takim kryesinë e klubit tonë KF Shkëndija 77.

Diskutuam mbi projektimin e stadiumit të ri, një projekt i shumëpritur nga të gjithë, i cili për vite është premtuar, por nuk ka marrë drejtimin e duhur. Tani, për herë të parë, po punojmë me hapa konkretë për ta kthyer këtë projekt në realitet.

Në shenjë respekti, kryetari i klubit më dhuroi fanellën e KF Shkëndija 77, ndërsa unë i dorëzova një plaketë me simbolet e Komunës së Haraçinës, si mirënjohje për partneritetin tonë të sinqertë dhe të vazhdueshëm.

Vlerësoj lart bashkëpunimin dhe përkushtimin e klubit për avancimin e sportit dhe mbështetjen e të rinjve tanë.

Së bashku po ndërtojmë baza të forta dhe reale për të ardhmen e sportit në komunën tonë.