Sot, në seancën e VI të Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës, u miratua një vendim shumë i rëndësishëm për sportin në komunën tonë.
Si Kryetar, jam i kënaqur që po realizojmë ndarjen e 1.200.000 denarëve mbështetje financiare për KF Shkëndija Haraçinë.
Ky është një hap konkret dhe një investim i drejtpërdrejtë në klubin tonë, në lojtarët dhe në rininë që përfaqëson me krenari Haraçinën.
Ne po vazhdojmë me vendime që sjellin rezultate reale për komunën tonë.
Suksese Shkëndija!