Sot, në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Komunikacion, nënshkrova Deklaratën për rritjen e sigurisë në rrugët tona.

Me këtë hap, ne si institucion zotohemi të punojmë së bashku për të mbrojtur çdo jetë dhe për të rritur vetëdijen për respektimin e rregullave të komunikacionit.

Respektimi i rregullave nuk është formalitet, është mbrojtje e drejtpërdrejtë e jetës sonë dhe të tjerëve.

Le të ndërtojmë rrugë më të sigurta me kujdes, përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë.