Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, nismat konkrete si dhe projektet që synojnë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e komunës sonë.
Fokusi i bashkëbisedimit ishte forcimi i institucioneve lokale, rritja e transparencës dhe mbështetja e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Haraçinës.
Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar të jetë një partner i besueshëm për organizatat ndërkombëtare, duke promovuar bashkëpunim konstruktiv dhe ide konkrete në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.





