Sot kemi filluar me asfaltimin e Rrugës 14, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Sot kemi filluar me asfaltimin e Rrugës 14, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Edhe pse pati një vonesë të shkurtër për shkak të kushteve klimatike, vendosëm të presim deri në krijimin e kushteve optimale të punës, sepse për ne prioritet është cilësia dhe qëndrueshmëria afatgjatë e investimeve, jo realizimi i shpejtë vetëm sa për sy e faqe.

Ju bëj thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim gjatë realizimit të punimeve. Ju lutem respektoni sinjalizimin dhe udhëzimet e Komunës, që punimet të përfundojnë në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejt.

Synimi ynë është i qartë: të ndërtojmë rrugë dhe projekte që zgjasin në kohë dhe u shërbejnë qytetarëve për shumë vite me radhë.

Punimet po zhvillohen me intensitet të plotë dhe shumë shpejt Rruga 14 do të jetë plotësisht në funksion të banorëve.