Sot, kam emëruar në kuadër të kabinetit komunal Prof. Dr. Muarem Ajdarin në funksionin e Koordinatorit për sektorin e arsimit. Ky emërim ka për qëllim forcimin e koordinimit institucional dhe avancimin e cilësisë së arsimit në Komunën e Haraçinës.
Prof. Dr. Muarem Ajdari është i deleguar nga Komuna për çështjet që lidhen me institucionet arsimore, duke përfshirë shkollat dhe çerdhen, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe këtyre institucioneve. Ai është Profesor Universitar në Universitetin e Tetovës dhe njihet si kuadër me përgatitje të lartë profesionale.
Ashtu siç e kam premtuar gjatë fushatës, po ndërmarrim hapa konkretë për ndërtimin e një arsimi cilësor dhe të qëndrueshëm në Komunën tonë.
Nuk lëshojmë pe kur janë në pyetje fëmijët tanë!