Sot isha në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu dhe vërshimet.
Nga afër pamë situatën në zonat e prekura dhe kërkova që institucionet komunale të reagojnë me shpejtësi për sanimin e dëmeve.
Jam angazhuar maksimalisht, së bashku me ekipin komunal, për të ndërmarrë masa konkrete dhe zgjidhje afatgjata, në mënyrë që në të ardhmen të mos përballemi më me situata të tilla.
Prioriteti ynë mbetet siguria dhe mirëqenia e çdo qytetari






