Sot, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të “Kalliri i Mirësisë”, z. Abedin Arifi, inspektuam punimet që po zhvillohen në ambulantën e Haraçinës.

Ambulanta po renovohet në tërësi, dhe falë mbështetjes së partnerëve tanë Islamic Relief dhe Kalliri i Mirësisë, po realizojmë një projekt shumë të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien e banorëve tanë.

Ky investim do të sjellë kushte më të mira dhe shërbime më cilësore për të gjithë.

Vazhdojmë me përkushtim punët që i duhen Haraçinës.