Sonte pata kënaqësinë të jem në iftar së bashku me mësimdhënësit e shkollave të Haraçinës, në një mbrëmje të organizuar me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.
7 Marsi është një ditë që nderon misionin fisnik të mësuesit, sepse arsimi ka qenë gjithmonë shtylla mbi të cilën ndërtohen shoqëritë e forta. Edhe në historinë tonë, shkolla dhe mësuesi kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës, dijes dhe vetëdijes kombëtare.
Me këtë rast, uroj nga zemra të gjithë mësimdhënësit për festën e tyre dhe i falënderoj për përkushtimin në edukimin e brezave të rinj.




















