Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, Haraçina është komuna me rritjen natyrore më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, Haraçina është komuna me rritjen natyrore më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me +10.5 për 1.000 banorë. Ky është treguesi më i mirë në nivel shtetëror dhe dëshmi se Haraçina është një nga komunat më vitale dhe me perspektivë.

Në një kohë kur shumica e komunave përballen me rënie të popullsisë, Haraçina dallohet si shembull pozitiv falë familjeve të reja, komunitetit të fortë dhe vlerave që ruhen ndër breza.

Si kryetar i komunës, qëllimi im është ta mbështes këtë potencial dhe ta zhvillojmë edhe më tej Haraçinën, në interes të të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.