Punimet në Rrugën 14 po vazhdojnë me intensitet të plotë.

Punimet në Rrugën 14 po vazhdojnë me intensitet të plotë. Aktualisht po realizohen punime të rëndësishme infrastrukturore, përfshirë shtrimin e trotuarit, rregullimin e skajoreve dhe ngritjen e pusetave, si përgatitje përfundimtare për një rrugë cilësore dhe afatgjatë.

Jemi të vetëdijshëm se realizimi i këtij projekti ka zgjatur dhe se qytetarët me padurim po e presin përfundimin e tij. Prandaj, me përgjegjësi ju njoftojmë se, nëse kushtet atmosferike e lejojnë, asfaltimi i Rrugës 14 është planifikuar të realizohet më 2 shkurt.

Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Vazhdojmë me punë të përkushtuar, për rrugë më të sigurta dhe kushte më të mira për të gjithë qytetarët.