Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e trotuarit në Rrugën 1, afër qendrës, i cili do të shërbejë për qarkullim më të sigurt dhe më të lehtë të këmbësorëve.

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e trotuarit në Rrugën 1, afër qendrës, i cili do të shërbejë për qarkullim më të sigurt dhe më të lehtë të këmbësorëve.

Njëkohësisht, është realizuar edhe zgjerimi i rrugës kryesore, duke krijuar hapësirë shtesë që në të ardhmen do të mundësojë edhe vende për parkingje.

Sa i përket hapësirës në qendër, ku aktualisht po parkohen veturat, shumë shpejt do të fillojnë punimet për rregullimin e sheshit, me qëllim që kjo zonë të shfrytëzohet në mënyrë më funksionale dhe të rregullt për qytetarët.