Ndërprerja e energjisë elektrike në disa pjesë të Haraçinës ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, për shkak të ngarkesës së madhe të rrjetit.

Të nderuar qytetarë,

ndërprerja e energjisë elektrike në disa pjesë të Haraçinës ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, për shkak të ngarkesës së madhe të rrjetit.

Ekipet teknike përkatëse janë në terren dhe duke punuar intensivisht, furnizimi me energji elektrike do të rikthehet shumë shpejt në pjesët e Haraçinës që aktualisht janë pa rrymë.

Komuna është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi.

Ju falënderoj për durimin dhe mirëkuptimin tuaj.