Mora pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të BNJVL-së, ku me vendim unanim u rizgjodh Kryetari i BNJVL-së për një mandat të ri.

Ky Kuvend ishte një mundësi e mirë për të ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të decentralizimit, forcimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit institucional si çelës për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave.

BNJVL mbetet zëri i përbashkët i komunave dhe një partner kyç në ndërtimin e qeverisjes lokale më të fortë dhe më efikase në shërbim të qytetarëve.