Situata po ndiqet nga afër dhe ndërhyrjet po vazhdojnë aty ku ka nevojë. Siguria e qytetarëve është dhe mbetet prioritet absolut.
Ju bëj apel për kujdes maksimal, veçanërisht në zonat me ngrica, dhe ju lus të përshtatni shpejtësinë dhe të respektoni rekomandimet e institucioneve përgjegjëse.
Si kryetar komune, mbetem në gatishmëri të plotë dhe do të vazhdoj me monitorim të vazhdueshëm të situatës.


