Me rastin e festave të Nëntorit, sot pata kënaqësinë të jem i ftuar në programet kulturore të organizuara nga Komuna e Sarajit, nën udhëheqjen e kryetarit Muhamet Elmazi.

Programet me valle, muzikë dhe poezi të përgatitura nga nxënësit dhe mësimdhënësve e shkollave fillore dhe të mesme pasqyruan talentin, përkushtimin dhe dashurinë për kulturën dhe historinë tonë kombëtare.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe punën e shkëlqyer. Urime festat e Nëntorit!