Kemi filluar me ndërrimin e dritave të ndriçimit publik. Punimet kanë nisur në rrugën kryesore, ku po bëhet zëvendësimi i dritave ekzistuese me ndriçim më efikas dhe më cilësor.

Kemi filluar me ndërrimin e dritave të ndriçimit publik. Punimet kanë nisur në rrugën kryesore, ku po bëhet zëvendësimi i dritave ekzistuese me ndriçim më efikas dhe më cilësor.

Pas kësaj faze, prioritet do t’u jepet zonave përreth shkollave, me qëllim rritjen e sigurisë për nxënësit dhe qytetarët.

Ndërkohë, të gjitha defektet që kanë qenë nëpër rrugica janë sanuar dhe po vazhdohet me mirëmbajtje të rregullt.

Në vazhdim, jemi duke u përgatitur që në të gjithë Haraçinën të bëhet ndërrimi i dritave të ndriçimit publik.