Komuna e Haraçinës po vazhdon me rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Haraçinës po vazhdon me rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.

Sot kemi filluar me pastrimin dhe rregullimin e kësaj hapësire publike, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore. Shumë shpejt këtu do të kemi Parkun e Haraçinës.

Një nga zotimet tona gjatë fushatës ka qenë kujdesi dhe mbrojtja e hapësirave publike. Hapësirat që i takojnë shtetit duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të shfrytëzohen për projekte që i nevojiten qytetareve, si parqe, sheshe dhe hapësira rekreative.

Haraçina po ndryshon, hap pas hapi po krijojmë hapësira të rregulluara, të gjelbra dhe funksionale për të gjithë qytetarët.