Projekti i komunës sonë është përzgjedhur në iniciativën WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor)!

Projekti i komunës sonë është përzgjedhur në iniciativën WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor)!

Ky projekt, pjesë e programit EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë dhe i zbatuar nga GIZ, do të sjellë rrjete Wi-Fi falas në hapësira publike të komunës.

Operator i përzgjedhur për instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit është kompania Telekom, me të cilin kam zhvilluar një takim koordinues për të siguruar realizimin e suksesshëm të projektit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt lidhjes dixhitale dhe mundësive të reja për qytetarët tanë, duke u bërë pjesë e një nisme rajonale që po transformon qasjen në internet në Ballkanin Perëndimor