Pas një pauze, punimet në njësinë e selektimit të mbeturinave në Haraçinë pritet të rifillojnë shumë shpejt. Së shpejti do të nisin edhe aktivitetet e para përgatitore për fillimin e funksionimit.

Pas një pauze, punimet në njësinë e selektimit të mbeturinave në Haraçinë pritet të rifillojnë shumë shpejt. Së shpejti do të nisin edhe aktivitetet e para përgatitore për fillimin e funksionimit.

Sot, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë realizuese, pamë nga afër gjendjen aktuale. Projekti nuk ka përfunduar ende dhe ka edhe disa punë të vogla që do të realizohen në këtë fazë.

Në këtë njësi do të bëhet selektimi i mbeturinave – plastikë, letër, metal dhe materiale të tjera të riciklueshme, duke kontribuar në një menaxhim më të mirë dhe më të sigurt të mjedisit.

Një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit modern të mbeturinave dhe një investim i qëndrueshëm për të ardhmen.