Sot mora pjesë në mbledhjen e organizuar nga Shoqata Akademike Shqiptare për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut në Tetovë.

Sot mora pjesë në mbledhjen e organizuar nga Shoqata Akademike Shqiptare për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut në Tetovë, ku bashkë me kryetarë komunash dhe përfaqësues institucionalë diskutuam për projekte të rëndësishme në fushën e arsimit dhe shkencës.

Në fokus të diskutimit ishin zhvillimi i projekteve aktuale, analiza e librave shkollore, rezultatet e Testit PISA si dhe mbështetja financiare për vitin 2026.

Mbështetja e iniciativave që forcojnë arsimin, kërkimin shkencor dhe institucionet në gjuhën shqipe mbetet prioritet i yni.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe për avancimin e dijes në vendin tonë.

Të bashkuar për arsim më cilësor dhe të ardhme më të sigurt për brezat që vijnë.