Sonte, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, morëm pjesë në pritjen solemne të organizuar në Shkup me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë.
17 Shkurti 2008 mbetet një nga datat më domethënëse të historisë sonë kombëtare, një moment që vulosi përpjekjet e gjata, sakrificat dhe vendosmërinë e popullit për liri, dinjitet dhe shtet të pavarur.
Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugë, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë institucionet e saj dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt e prosperuese për qytetarët.
Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!








