Sot pata kënaqësinë të pres në takim Drejtorin Gjeneral të Halkbank, z. Berkan Imeri, si dhe Zëvendës Drejtorin Gjeneral, z. Xhahit Lushi.
Si rezultat i këtij takimi, u dakorduam të hapim një zyrë të Halkbank në hapësirat e Komunës, duke i ofruar qytetarëve dhe bizneseve shërbime bankare më të lehta.
Ky hap ka rëndësi të veçantë, pasi tregon se po realizojmë premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, duke ofruar shërbime konkrete dhe mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset e Haraçinës.
Haraçina po ec përpara me hapa konkret drejt zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë.











