Komuna më afër qytetarëve do të thotë komunikim i drejtpërdrejtë dhe zgjidhje më e shpejtë e problemeve.
Për çdo shqetësim apo problem që keni, ju lutemi t’i paraqitni rastet tuaja në numrat e publikuar për shërbimet komunale. Kjo na mundëson që çështjet të merren menjëherë nga sektori përkatës dhe të trajtohen më shpejt.
Gjithashtu, çdo të premte prej orës 13:00 deri 15:30 qytetarët mund të takohen drejtpërdrejt me mua për të diskutuar shqetësimet ose idetë e tyre. Takimet mund të caktohen përmes numrit të kontaktit të publikuar në poster.
Sa më i drejtpërdrejtë komunikimi, aq më efikase zgjidhja. Qytetari kontakton, komuna vepron.
Ne mbetemi të përkushtuar që Komuna të jetë gjithmonë pranë jush, për shërbime më efikase, transparente dhe në funksion të qytetarëve.
Zëri juaj ka rëndësi!