Sot pata një takim me Zëvendës Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha.
Gjatë bisedës diskutuam mundësinë e hapjes së një zyre të Ministrisë së Bujqësisë brenda hapësirave të Komunës, ku fermerët mund të kryejnë shërbimet administrative dhe aplikimet për fondet IPARD pa udhëtuar larg.
Takimi u përqendrua tek nevojat konkrete të fermerëve dhe mënyrat për t’i afruar institucionet më pranë tyre, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë lokale.
Gjithashtu, çmimi i qumështit u rrit për 3 denar për litër, duke përmirësuar drejtpërdrejt të ardhurat e fermerëve.
Kjo tregon që hap pas hapi po realizojmë premtimet e dhëna gjatë fushatës!











