Sot pata nderin të pres në takim Zëvendës Drejtorin e Agjencisë së Administratës, z. Muhamed Krasniqi dhe Drejtorin Gjeneral të InfoTech, z. Burim Sherifi.

Sot pata nderin të pres në takim Zëvendës Drejtorin e Agjencisë së Administratës, z. Muhamed Krasniqi dhe Drejtorin Gjeneral të InfoTech, z. Burim Sherifi.

Gjatë takimit u dakorduam që InfoTech do të dhurojë rreth 500 bursa për gjithë nxënësit e klasave 8 dhe 9 në të gjitha shkollat fillore, në fushat Computer Hardware Basic dhe Internet of Things (IoT).

Po ashtu, kompania do të ofrojë trajnim falas në Siguri Kibernetike dhe Mbrojtjen e të Dhënave për të gjithë stafin administrativ të komunës, një iniciativë që mbështetet edhe nga Agjencia e Administratës, për të rritur aftësitë digjitale dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë.

Kjo iniciativë do t’u mundësojë nxënësve dhe stafit administrativ të zhvillojnë aftësi praktike në teknologji dhe t’i përgatisë për sfidat e së ardhmes digjitale.