Sot patëm kënaqësinë të presim përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Lulzim Aliti, me të cilin realizuam një vizitë në Ambulatën e Haraçinës.
Gjatë vizitës u konfirmua gatishmëria për investim në ndërtimin e një kulmi të ri, vendosjen e sistemit të ngrohjes qendrore, pajisjen e ambulancës me aparatura moderne dhe sigurimin e mjekëve për shërbimet e reja.
Ky investim do të mundësojë për herë të parë në komunën tonë ofrimin e shërbimeve të Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe laboratorit, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një kujdesi shëndetësor cilësor, të arritshëm dhe më afër qytetarëve tanë.







