Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, realizoi një vizitë në Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti” në Haraçinë.

Kjo hapësirë është në dispozicion të nxënësve, të rinjve dhe Klubit Futbollistik Shkëndija e Haraçinës 77, si dhe për organizimin e turneve dhe aktiviteteve të ndryshme sportive.

Funksionalizimi i hapësirave publike mbetet prioritet i Komunës së Haraçinës, me qëllim që ato t’u shërbejnë qytetarëve dhe të kontribuojnë në një jetë më aktive, më të shëndetshme dhe më të bashkuar për komunitetin tonë.