Sot, së bashku me ekipin tim, vizituam disa nga shkollat fillore për të parë nga afër përgatitjet që po realizohen gjatë pushimit dimëror, në prag të rifillimit të mësimit më 20 janar.

Në këto institucione arsimore po punohet në renovimin e bankave shkollore, si dhe në përmirësimin e kushteve të përgjithshme për nxënësit dhe mësimdhënësit, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më funksional për procesin mësimor.

Në sallën e edukatës fizike të SHF “Abdyl Frashëri”, po realizohet rregullimi i ndriçimit, një investim i domosdoshëm për zhvillimin normal të aktiviteteve sportive dhe edukative të nxënësve.

Gjatë vizitës, u informuam drejtpërdrejt për nevojat konkrete të secilës shkollë dhe identifikuam ndërhyrjet që do të realizohen në periudhën në vijim.

Mbetemi të përkushtuar për krijimin e kushteve sa më të mira në shkolla dhe për një arsim gjithëpërfshirës e cilësor për të gjithë fëmijët tanë.