Menjëherë pas paraqitjes së kushteve të vështira atmosferike, kam dalë në terren dhe kam aktivizuar ekipet përkatëse, ku po bëhet hedhja e kripës dhe rërës në rrugë, për të siguruar qarkullim më të sigurt.

Situata po ndiqet nga afër dhe ndërhyrjet po vazhdojnë aty ku ka nevojë. Siguria e qytetarëve është dhe mbetet prioritet absolut.

Ju bëj apel për kujdes maksimal, veçanërisht në zonat me ngrica, dhe ju lus të përshtatni shpejtësinë dhe të respektoni rekomandimet e institucioneve përgjegjëse.

Si kryetar komune, mbetem në gatishmëri të plotë dhe do të vazhdoj me monitorim të vazhdueshëm të situatës.