Në kuadër të këtyre vendimeve dhe angazhimit për përmirësimin e funksionimit të çerdhes “Fatosat”, është bërë kategorizimi dhe sistemimi i grupeve të fëmijëve, si dhe është vendosur orari i ri i punës në përputhje me nevojat e prindërve dhe fëmijëve.
Po ashtu, çerdhja tashmë pranon foshnje nga mosha 9 muaj, duke zgjeruar shërbimin për komunitetin. Do të organizohen edhe mbledhje të rregullta me prindër, me qëllim shkëmbimin e ideve dhe propozimeve për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit dhe mirëqenies së fëmijëve.












