Digjitalizimi i shërbimeve komunale ka qenë një nga zotimet kryesore të programit tim zgjedhor, me synim modernizimin e administratës, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës,

Digjitalizimi i shërbimeve komunale ka qenë një nga zotimet kryesore të programit tim zgjedhor, me synim modernizimin e administratës, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Sot, me përgjegjësi dhe përkushtim, po e konkretizojmë këtë zotim. Me kënaqësi të veçantë ju njoftoj për lansimin zyrtar të aplikacionit mobil “NPK Ambienti”, i cili realizohet në kuadër të projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I PASTËR, BËHU I GJELBËRT”,
të financuar nga Fondet IPA, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Aplikacioni është dizajnuar dhe zhvilluar nga kompania “Catertech Solution” dhe tashmë është i disponueshëm për përdoruesit e platformave Android dhe iOS, duke ofruar një qasje moderne dhe praktike në shërbimet komunale.

Aplikacioni “NPK Ambienti” u mundëson qytetarëve një komunikim më të shpejtë, më të lehtë dhe më efikas me institucionet komunale, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor.

📱

 Përmes këtij aplikacioni, qytetarët do të kenë mundësi të:

• Raportojnë çdo parregullsi në territorin e komunës

• Lokalizojnë dhe ndihmojnë në eliminimin e deponive të egra

• Shfrytëzojnë një platformë me dizajn modern dhe përdorim të thjeshtë

Ju ftoj të gjithë të qëndroni të lidhur me ne dhe ta shkarkoni aplikacionin “NPK Ambienti” nga Google Play dhe App Store, duke dhënë kështu kontributin tuaj për një Haraçinë më të pastër, më funksionale dhe më të gjelbër.

🔗

 Linqet për shkarkim të aplikacionit:

Google Play:
https://play.google.com/store/apps/details…

App Store:
https://apps.apple.com/mk/app/npk-ambienti/id6754048162