Shënuam një moment të rëndësishëm për Komunën e Haraçinës me hapjen zyrtare të ambulantës lokale, e cila pas renovimit të plotë tani ofron kushte shumë më të mira për qytetarët dhe stafin mjekësor.

Sot së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës Kalliri i Mirësisë, z. Abedin Arifi, drejtorin e organizatës Islamic Relief, Dr. Muhamed Sulejman, drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, z. Samir Iseni dhe ish-kryetarin e komunës, z. Ridvan Ibraimi, shënuam një moment të rëndësishëm për Komunën e Haraçinës me hapjen zyrtare të ambulantës lokale, e cila pas renovimit të plotë tani ofron kushte shumë më të mira për qytetarët dhe stafin mjekësor.

Ky investim është pjesë e projektit “Qasje e integruar për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Haraçinës” (2023–2025), përmes të cilit janë përforcuar shërbimet komunale, është mbështetur rrjeti i ujësjellësit dhe familjet në nevojë, ndërsa sot u përmbyll me sukses faza e shëndetësisë.

Renovimi përfshin rregullimin e plotë të hapësirave të brendshme dhe pajisje bazike mjekësore, duke krijuar një ambient më funksional për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Falënderim i veçantë për Islamic Relief dhe Shoqatën Kalliri i Mirësisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti.

Mbetemi të përkushtuar që, përmes bashkëpunimeve të tilla, të vazhdojmë realizimin e projekteve në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.