Znj. Murtezi është një profesioniste e dëshmuar në fushën e edukimit parashkollor, me mbi 25 vite përvojë pune në çerdhe dhe institucione edukative. Gjatë karrierës së saj, ajo ka treguar përkushtim të lartë profesional, përgjegjësi institucionale dhe dashuri të veçantë për punën me fëmijët.
Jam i bindur se përvoja, serioziteti dhe angazhimi i saj do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve edukative, duke krijuar një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe të përshtatshëm për fëmijët tanë.
I uroj znj. Selvete Murtezi suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me besimin se do ta ushtrojë atë me përkushtim dhe përgjegjësi, në shërbim të fëmijëve dhe familjeve të Komunës së Haraçinës.