Patronati i Shkollës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” na rikujtoi rëndësinë e arsimit, traditës dhe vlerave që formojnë brezat e ardhshëm. Emri i shkollës, që mban kujtimin e heroit tonë të madh, na frymëzon çdo ditë të punojmë me përkushtim dhe krenari.
Faleminderit arsimtarëve për përkushtimin, prindërve për mbështetjen dhe nxënësve për energjinë që i japin shpirt shkollës sonë!
28 Nëntori na kujton sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e paraardhësve tanë për liri dhe shtetformim. Si dhe na rikujton datëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, një simbol të trimërisë dhe përkushtimit për kombin. Është dita kur krenaria jonë kombëtare ngrihet më lart se kurrë!
Le t’i festojmë me krenari, respekt për historinë dhe besim të palëkundur në vlerat që na bashkojnë si komb.
Urime Patronatin e Shkollës! Urime 28 Nëntorin! Rroftë Flamuri ynë, rroftë kombi shqiptar!
























