Sot pata kënaqësinë të pres në takim Myftiun Qenan Ismaili dhe përfaqësues të Myftinisë së Shkupit.

Gjatë takimit bashkëbiseduam për thellimin e bashkëpunimit të përbashkët në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve të Haraçinës.

I falënderoj për urimet e sinqerta për marrjen e detyrës, si dhe për plaketën e çmuar me xhaminë e bukur të Mustafa Pashës. Në shenjë respekti, edhe unë dhurova një plaketë me simbolet e Komunës së Haraçinës, si simbol i vlerave dhe traditës sonë.

Vlerësoj lart bashkëpunimin tonë dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e qytetarëve të Haraçinës.