Në kuadër të manifestimit u hap edhe ekspozita “Kongresi dhe Shtypshkronja”, ku u prezantuan botime të rralla nga trashëgimia jonë letrare, dëshmi të çmuara të rrugëtimit kulturor shqiptar.
Po ashtu, pata nderin të marr pjesë edhe në manifestimin e shkollave të Çairit me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, të organizuar nga Komuna e Çairit, duke vlerësuar përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe, identiteti dhe kultura jonë mbeten vlera që do t’i mbrojmë dhe lartësojmë me përkushtim, për çdo brez.












