Sot, së bashku me ekipin e Komunës së Haraçinës, dolëm në terren për të inspektuar punimet në fshatin Orllancë.

Nga afër pamë ecurinë e punimeve në rrjetin e ri të ujësjellësit në fshatin Orllancë si dhe rekonstruimin e rrugës nr. 1 në këtë fshat. Qëllimi ynë ishte të sigurohemi se gjithçka po zhvillohet sipas dinamikës dhe marrëveshjes së kontratës.

Transparenca dhe mbikëqyrja e projekteve mbeten prioritet i komunës sonë. Do të vazhdojmë me përkushtim që secili projekt të realizohet me standarde të larta dhe në afatet e parapara.