Dua t’ju informoj personalisht se kemi përfunduar instalimin e sensorëve të rinj në të gjithë orëmatësit e ndriçimit publik në territorin e komunës, në Haraçinë, Orllancë, Grushinë dhe Mojancë.

Në ditët në vijim, ekipet tona do të dalin në terren për të kontrolluar çdo shtyllë ndriçimi dhe kudo që paraqitet nevoja do të ndërhyjmë me vendosjen e dritave të reja.

Ky investim është bërë me një qëllim të qartë: të rrisim sigurinë e qytetarëve tanë dhe të përmirësojmë cilësinë e ndriçimit publik.

Sensorët e rinj do të mundësojnë funksionim automatik gjatë gjithë natës, duke garantuar rrugë më të ndriçuara, lagje më të sigurta dhe një mjedis më të qetë për të gjithë.