Të nderuar bashkëqytetarë,
Që nga dita e parë jam zotuar për transparencë të plotë. Pas marrjes së raporteve zyrtare, ju informoj se Komuna e Haraçinës aktualisht ka një borxh prej:
116,449,774 denarë
(1,893,492 euro)
Ky është realiteti financiar që kemi gjetur dhe për hir të transparencës po e ndajmë me ju.
Do të vazhdojmë të publikojmë rregullisht çdo raport dhe çdo hap të punës sonë.
Me respekt,
Daut Beqiri
Kryetar i Komunës së Haraçinës