Sot, Këshilli i Komunës së Haraçinës zgjodhi me 10 vota pro znj. Rita Sinani Halimi në postin e Kryetares së Këshillit Komunal.
Kjo zgjedhje përbën një hap të rëndësishëm drejt funksionimit të plotë institucional të komunës sonë dhe shënon fillimin e një bashkëpunimi të ri ndërmjet të gjitha forcave që besojnë në zhvillimin dhe përparimin e Haraçinës.
Urime znj. Sinani Halimi për përgjegjësinë e marrë dhe suksese në ushtrimin e kësaj detyre me rëndësi për qytetarët tanë.




