Takimi ishte i frytshëm dhe u fokusua në mundësitë e zhvillimit të komunës sonë, nga infrastruktura, bashkëpunimi kulturor e arsimor, deri te projektet që mund të realizohen me komunat turke.
Z. Altepe ka një përvojë të pasur në qeverisjen lokale, pasi ka shërbyer dy mandate në Këshillin Metropoliten të Bursës dhe në Bashkinë Yıldırım, si dhe në Asamblenë e Përgjithshme të BUSK. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në komitetet e Buxhetit, Çështjeve Financiare dhe Transportit, duke sjellë zhvillim të ndjeshëm në zonat që ka drejtuar.
U dakorduam të thellojmë bashkëpunimin në të ardhmen për projekte të përbashkëta që do të sjellin zhvillim dhe përmirësim të jetës për banorët e Haraçinës.
Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen, z. Altepe!






