Sot pata nderin dhe kënaqësinë ta pres në zyrën time gazetarin e njohur sportiv, mikun tim, Reshat Ibraimi.

Reshati ka luajur një rol të madh në promovimin e KF Shkëndija, ku me zërin e tij karakteristik ka përcjellur çdo emocion që ndodhte gjatë ndeshjeve të klubit tonë të zemrës. Ai me portalin e tij Open-TV është pjesë e rrugëtimit tonë historik që nga Liga komunale e deri më sot, ku po hapërojmë drejt ligës së parë. Kjo ishte edhe tema e bashkëbisedimit tonë. Në fund e falënderova për dhuratën e bukur. Respekte i nderuar dhe të presim edhe në vizita të tjera.